Pajisje për Dhimbje Muskulare Omron E3 Intense
Omron E3 Intense TENS është një pajisje e dizajnuar për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve muskulare dhe artikulare në mënyrë të shpejtë dhe efektive. Me teknologji të stimulimit elektrik dhe programe të ndryshme masazhi, ajo ndihmon në reduktimin e dhimbjes, tensionit dhe lodhjes muskulare. E thjeshtë për përdorim në shtëpi, ofron rehati dhe rikuperim më të mirë pa nevojë për ilaçe.
- Info për transportin

- Metodat e Dërgimit
- Transport Standard: Dërgim në adresën tuaj brenda 1-2 ditë pune.
- Transport Ekspres: Dërgim më i shpejtë që mund të arrijë deri në 1-4 orë, brenda Tiranës
- Tarifat e Transportit
- Transporti Falas: Ne ofrojmë transport falas për porositë që tejkalojnë shumën prej 5000 lekësh.
- Tarifat e Transportit: Për porositë nën këtë shumë, tarifat e transportit do të llogariten automatikisht gjatë procesit të blerjes: 200 lekë për dërgimet brenda Tiranës dhe 300 lekë për dërgimet në rrethet e tjera.
- Kërkesë për telefonatë
7,800 L
Karakteristikat Kryesore:
Omron E3 Intense TENS është një pajisje për lehtësimin e dhimbjeve muskulare dhe artikulare.
- Lehtësim i dhimbjeve: Ndihmon në uljen e dhimbjeve në muskuj dhe kyçe.
- Teknologji TENS: Përdor impulse elektrike për stimulim nervor dhe reduktim të dhimbjes.
- Përdorim i lehtë: I përshtatshëm për përdorim në shtëpi pa asistencë mjekësore.
- Intensitet i rregullueshëm: Mund të përshtatet sipas ndjeshmërisë dhe nevojës.
- Programe të ndryshme: Ofron disa mënyra masazhi për relaksim dhe rehati.
- Ndihmon rikuperimin: Redukton tensionin dhe lodhjen muskulare pas aktivitetit fizik.
- 40000 RPM
- akne
- ambient shtëpie
- anti plakje
- bluetooth speaker
- derma roller
- dhomë gjumi
- dhuratë
- elektrike
- frezë profesionale
- frezë për thonj
- frezë wireless
- karikim usb
- karikues wireless
- kujdes lëkure
- lambë
- lëkurë e pastër
- manikyr elektrik
- pa paraben
- pastrim fytyre
- Pastrues pushi per rrobat
- pike te zeza
- produkte teknologjike
- RGB
- roller
- rrudha
- stabilizues inteligjent
- telefona
- vakum
- zimex
Related Products…
Omron Nebulizer C102 Total është një pajisje 2-në-1 që kombinon nebulizatorin me shpëlarjen nazale, për trajtimin dhe lehtësimin e problemeve të frymëmarrjes tek fëmijët dhe të rriturit.
Nebulizatori ndihmon në shpërndarjen efikase të medikamenteve në mushkëri për trajtimin e astmës, bronkitit dhe bronkiolitit, ndërsa funksioni i shpëlarjes nazale pastron hundët dhe ndihmon në lehtësimin e simptomave të ftohjes, rinitit alergjik dhe sinusitit.
Pajisja është e përshtatshme për përdorim gjatë gjithë vitit dhe ndihmon në lehtësimin e frymëmarrjes në periudha alergjish apo infeksionesh respiratore.
Dysheku Intex Dura-Beam Prestige Downy 76x191x25 cm është zgjedhja perfekte për rehati dhe praktikë në përdorim të përditshëm ose të përkohshëm. Ky dyshek tek me ajër (airbed) është i projektuar për 1 person dhe ofron komoditet të mirë për gjumë në shtëpi, gjatë udhëtimeve apo kampingut.
I ndërtuar me teknologjinë Dura-Beam Fiber-Tech, ky dyshek siguron qëndrueshmëri të lartë dhe mbështetje të njëtrajtshme për trupin, duke përmirësuar cilësinë e gjumit.
Me përmasa 76x191x25 cm, ky dyshek është i lehtë për t’u fryrë, zbrazur dhe transportuar, duke e bërë shumë praktik për cdo dite ose per kamping.
Dysheku Tek me ajer Dura-Beam Classic Downy është zgjidhja ideale për rehati dhe përdorim praktik në çdo kohë. Ky dyshek tek me ajër (airbed) është perfekt për 1 person, duke ofruar komoditet të mjaftueshëm për gjumë cilësor në shtëpi, gjatë udhëtimeve apo në kamping.
I ndërtuar me teknologjinë Fiber-Tech, ky dyshek garanton qëndrueshmëri dhe mbështetje të mirë për trupin, ndërsa sipërfaqja e butë “downy” krijon ndjesi të këndshme dhe ndihmon në mbajtjen e çarçafëve në vend.
Me përmasa 76x191x25 cm, është i lehtë për t’u fryrë dhe zbrazur, si dhe shumë praktik për transport dhe ruajtje. Zgjedhje ideale për mysafirë apo përdorim të përkohshëm.
Omron RS4 është një aparat tensioni për kyçin e dorës (tensiometër kyçi), i vlerësuar për saktësinë, dizajnin kompakt dhe thjeshtësinë në përdorim. Ky model është i certifikuar klinikisht dhe i përshtatshëm për monitorim të rregullt në shtëpi ose gjatë udhëtimeve.
Sensor Pozicionimi LED: Një tregues inteligjent që ju ndihmon të vendosni dorën në lartësinë e duhur (në nivelin e zemrës) për të siguruar matje të saktë.
Këshillë: Për rezultate sa më të sakta, rekomandohet të mos pini kafe, të mos pini duhan dhe të qëndroni në qetësi për të paktën 5 minuta përpara matjes
Omron Gentle Temp 720 është një termometër digjital pa kontakt me teknologji infra të kuqe, i projektuar për matje të shpejtë dhe të saktë të temperaturës nga balli. Pajisja jep rezultat në vetëm 1 sekondë dhe ofron përdorim higjienik, ideal për foshnje, fëmijë dhe të rritur.
Falë funksionit 3 në 1, ai mund të përdoret jo vetëm për temperaturën e trupit, por edhe për matjen e temperaturës së ambientit dhe sipërfaqeve si shishet e qumështit apo ushqimit. Ekrani i madh me ndriçim e bën të lehtë leximin edhe gjatë natës, ndërsa memoria e integruar ruan deri në 25 matje për monitorim më të lehtë të temperaturës.
Omron HeatTens është një pajisje moderne për lehtësimin e dhimbjeve muskulare dhe artikulare, që kombinon terapinë me nxehtësi dhe stimulimin nervor elektrik (TENS). Kjo teknologji ndihmon në reduktimin e dhimbjes, relaksimin e muskujve dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Me nivele të rregullueshme intensiteti dhe programe të ndryshme trajtimi, është ideale për përdorim në shtëpi për shpinën, shpatullat, qafën dhe pjesë të tjera të trupit.
Omron M7 Intelli IT është një nga aparatet më të avancuara të tensionit për përdorim shtëpiak, i njohur për saktësinë e tij të lartë dhe mundësinë e lidhjes me smartphone.
Për rezultate sa më reale, uleni qetësisht për 5 minuta para matjes, mos pini kafe apo duhan 30 minuta përpara dhe mbajeni krahun në nivelin e zemrës.
Omron M2 është një aparat tensioni automatik për krahun, i njohur për thjeshtësinë dhe saktësinë e tij klinike. Ai përdor teknologjinë Intellisense™, e cila fryhet në nivelin e duhur për të parandaluar shtrëngimin e tepërt dhe shqetësimin gjatë matjes.
- Qetësohuni: Rrini ulur dhe pushoni për të paktën 5 minuta para matjes.
- Pozicioni: Vendoseni manshetën 1-2 cm mbi bërryl, në nivel me zemrën.
- Gjatë matjes: Mos flisni, mos lëvizni dhe mbajini këmbët pa kryqëzuar në dysheme.
Omron Karikues është një karikues origjinal i dizajnuar për pajisjet Omron, duke siguruar karikim të shpejtë, të sigurt dhe të qëndrueshëm. I përshtatshëm për përdorim në shtëpi ose udhëtim, ai ndihmon në mbajtjen e pajisjeve gjithmonë gati për përdorim. Me cilësi të lartë ndërtimi dhe mbrojtje nga mbingarkesa, garanton jetëgjatësi dhe performancë optimale të pajisjeve tuaja Omron.
Zgjidhja ideale për rehati në shtëpi apo gjatë udhëtimeve! Dysheku me ajër dopio Classic Downy me përmasa 137x191x25 cm ofron mbështetje të shkëlqyer dhe sipërfaqe të butë për gjumë të rehatshëm. Falë teknologjisë Fiber-Tech, struktura e brendshme përbëhet nga mijëra fibra poliesteri me rezistencë të lartë që sigurojnë stabilitet më të mirë, mbështetje uniforme dhe qëndrueshmëri më të gjatë krahasuar me dyshekët tradicionalë me ajër.
I lehtë për t’u fryrë dhe shfryrë, kompakt për transport dhe i qëndrueshëm për përdorim afatgjatë. Perfekt për mysafirë, kamping apo përdorim të përditshëm.
Aparati i tensionit Omron M6 është një nga modelet më të avancuara të Omron për përdorim shtëpiak dhe profesional, i njohur për saktësinë e tij të lartë. Aparati detekton fibrilacionin atrial duke e bere të mundur monitorimin e kësaj diagnoze dhe në kushte shtëpie. 3 matje të njëpasnjëshme kryhen në intervale kohore prej 30 sekondash për të arritur një lexim mesatar të presionit të gjakut duke e bërë reezultatin dhe më të saktë.

































