Skuter me valixhe inteligjente Airwheel SE3S
Airwheel SE3S është një valixhe inteligjente elektrike me funksion skuter, e krijuar për t’i bërë udhëtimet më praktike, moderne dhe komode. Ajo kombinon funksionin e një valixheje kabine me një skuter elektrik, duke ju lejuar të lëvizni lehtësisht në aeroporte, stacione, qendra tregtare apo ambiente urbane pa pasur nevojë ta tërhiqni vazhdimisht. Valixhja ka dizajn modern dhe strukturë të fortë prej materiali ABS + PC me kornizë alumini rezistente ndaj goditjeve dhe konsumimit.
Airwheel SE3S ka kapacitet të brendshëm 20L, i përshtatshëm për udhëtime 2–3 ditore dhe për transportin e rrobave, aksesorëve dhe pajisjeve personale. Përmasat e saj 55 x 36 x 24 cm e bëjnë të përshtatshme si bagazh kabine në shumicën e linjave ajrore, ndërsa pesha e valixhes është rreth 9.4 kg. Ajo mbështet peshë maksimale deri në 110 kg dhe arrin shpejtësi deri në 13 km/h, duke ofruar lëvizje të shpejtë dhe komode gjatë udhëtimeve.
Valixhja është e pajisur me motor elektrik 250W, bateri litiumi të heqshme 73.26Wh dhe autonomi deri në rreth 10 km me një karikim. Bateria mund të hiqet lehtësisht dhe është e përshtatshme për transport ajror sipas shumicës së standardeve ndërkombëtare. Gjithashtu përfshin port USB për karikimin e telefonit dhe pajisjeve të tjera, sistem sigurie TSA dhe kontroll inteligjent për përshpejtim, frenim dhe kthim direkt nga doreza.
Airwheel SE3S mund të përdoret si valixhe normale ose si skuter elektrik me një klikim, duke e bërë ideale për udhëtime biznesi, pushime dhe përdorim të përditshëm. Dizajni inovativ dhe funksionet smart e bëjnë këtë valixhe një zgjidhje perfekte për ata që kërkojnë rehati, teknologji dhe stil gjatë udhëtimit.
- Info për transportin

- Metodat e Dërgimit
- Transport Standard: Dërgim në adresën tuaj brenda 1-2 ditë pune.
- Transport Ekspres: Dërgim më i shpejtë që mund të arrijë deri në 1-4 orë, brenda Tiranës
- Tarifat e Transportit
- Transporti Falas: Ne ofrojmë transport falas për porositë që tejkalojnë shumën prej 5000 lekësh.
- Tarifat e Transportit: Për porositë nën këtë shumë, tarifat e transportit do të llogariten automatikisht gjatë procesit të blerjes: 200 lekë për dërgimet brenda Tiranës dhe 300 lekë për dërgimet në rrethet e tjera.
- Kërkesë për telefonatë
Karakteristikat Kryesore:
- Valixhe inteligjente elektrike me funksion skuter
- Ideale për udhëtime, aeroporte dhe lëvizje urbane
- Kapacitet i brendshëm: 20L
- Përmasa: 55 x 36 x 24 cm
- Pesha e valixhes: rreth 9.4 kg
- Motor elektrik 250W
- Shpejtësi maksimale deri në 13 km/h
- Autonomi deri në rreth 10 km me një karikim
- Bateri litiumi e heqshme 73.26Wh
- Kohë karikimi rreth 2 orë
- Mbështet peshë maksimale deri në 110 kg
- Material rezistent ABS + PC me kornizë alumini
- Port USB për karikimin e telefonit dhe pajisjeve
- Sistem sigurie TSA për mbrojtjen e bagazhit
- Kontroll inteligjent për përshpejtim, frenim dhe kthim
- Mund të përdoret si valixhe normale ose si skuter elektrik
- Dizajn modern dhe praktik për udhëtime komode
- 40000 RPM
- akne
- ambient shtëpie
- anti plakje
- bluetooth speaker
- derma roller
- dhomë gjumi
- dhuratë
- elektrike
- frezë profesionale
- frezë për thonj
- frezë wireless
- karikim usb
- karikues wireless
- kujdes lëkure
- lambë
- lëkurë e pastër
- manikyr elektrik
- pa paraben
- pastrim fytyre
- Pastrues pushi per rrobat
- pike te zeza
- produkte teknologjike
- RGB
- roller
- rrudha
- stabilizues inteligjent
- telefona
- vakum
- zimex
Related Products…
Omron HBP-1320 është një aparat profesional për matjen e tensionit të gjakut në krah, i krijuar posaçërisht për përdorim intensiv në spitale, klinika dhe qendra shëndetësore. Ky pajisje është e njohur për qëndrueshmërinë e saj të lartë dhe saktësinë klinike.
- Operimi: Pajisja ka një ndërfaqe të thjeshtë me 4 butona.
- Kalibrimi: Rekomandohet kalibrimi afërsisht çdo 30,000 matje për të ruajtur saktësinë maksimale.
Omron Gentle Temp 720 është një termometër digjital pa kontakt me teknologji infra të kuqe, i projektuar për matje të shpejtë dhe të saktë të temperaturës nga balli. Pajisja jep rezultat në vetëm 1 sekondë dhe ofron përdorim higjienik, ideal për foshnje, fëmijë dhe të rritur.
Falë funksionit 3 në 1, ai mund të përdoret jo vetëm për temperaturën e trupit, por edhe për matjen e temperaturës së ambientit dhe sipërfaqeve si shishet e qumështit apo ushqimit. Ekrani i madh me ndriçim e bën të lehtë leximin edhe gjatë natës, ndërsa memoria e integruar ruan deri në 25 matje për monitorim më të lehtë të temperaturës.
Omron Compressor Nebulizer NE-C101 është një nebulizator me kompresor për përdorim familjar, i krijuar për trajtimin e sëmundjeve të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes si astma, bronkiti kronik dhe alergjitë.
Ai siguron shpërndarje efikase të ilaçit në formë aerosoli me grimca optimale për depërtim në mushkëri, duke ndihmuar në lehtësimin dhe menaxhimin e simptomave të frymëmarrjes.
Pajisja vjen me maska për të rritur dhe fëmijë, pjesë për gojë dhe hundë, tub ajri dhe filtra rezervë, duke e bërë të përshtatshme për përdorim në shtëpi nga e gjithë familja.
Omron Nami Cat është një inhalator me kompresor, pra pajisje për të bërë aerosol i krijuar kryesisht për fëmijë, por i përdorshëm edhe nga të rriturit.
Ka dizajn në formë maceje për ta bërë më tërheqës dhe më pak frikësues për fëmijët gjatë përdorimit. Pajisja shndërron ilaçin në aerosol që thithet lehtësisht dhe ndihmon në lehtësimin e kollës dhe vështirësive në frymëmarrje duke e çuar trajtimin deri në rrugët e poshtme të frymëmarrjes.
Vjen me maska për fëmijë dhe të rritur, është e lehtë për përdorim familjar dhe ka zhurmë të ulët, duke e bërë të përshtatshme edhe për përdorim në kohë gjumi.
Zgjidhja ideale për rehati në shtëpi apo gjatë udhëtimeve! Dysheku me ajër dopio Classic Downy me përmasa 137x191x25 cm ofron mbështetje të shkëlqyer dhe sipërfaqe të butë për gjumë të rehatshëm. Falë teknologjisë Fiber-Tech, struktura e brendshme përbëhet nga mijëra fibra poliesteri me rezistencë të lartë që sigurojnë stabilitet më të mirë, mbështetje uniforme dhe qëndrueshmëri më të gjatë krahasuar me dyshekët tradicionalë me ajër.
I lehtë për t’u fryrë dhe shfryrë, kompakt për transport dhe i qëndrueshëm për përdorim afatgjatë. Perfekt për mysafirë, kamping apo përdorim të përditshëm.
Omron MicroAir U100 është një nebulizator kompakt dhe portativ, i krijuar për trajtimin efikas të problemeve të frymëmarrjes si kolla, astma dhe sëmundje të tjera respiratore.
Falë teknologjisë moderne mesh, ai shpërndan medikamentin në mënyrë efikase deri në mushkëri, ndërsa funksionon pothuajse pa zhurmë. Dizajni i vogël dhe funksionimi me bateri e bëjnë ideal për përdorim në shtëpi ose gjatë udhëtimit.
Pajisja mund të përdoret në çdo pozicion, edhe shtrirë, duke e bërë shumë praktike për fëmijë dhe të moshuar. Është e lehtë për përdorim me vetëm një buton dhe e përshtatshme si për të rritur ashtu edhe për fëmijë.
Ky kolltuk ajri vjen me mbajtëse për pije, duke e bërë shumë praktik për relaks në ambient të jashtëm, pasi ju lejon të mbani pijet pranë gjatë pushimit.
Dizajni i tij është ergonomik, modern dhe estetik, i përshtatshëm për çdo ambient, duke ofruar një kombinim të mirë mes komoditetit dhe stilit.
Sipërfaqja është e butë dhe shumë e rehatshme, duke siguruar relaks maksimal edhe gjatë përdorimit të zgjatur.
Kolltuku fryhet lehtësisht me pompë ajri (nuk përfshihet në paketim).
Përmasat:
- Kolltuku: 102 x 137 x 79 cm
- Mbështetësi i këmbëve: 64 x 28 cm
Dysheku Tek me ajer Dura-Beam Classic Downy është zgjidhja ideale për rehati dhe përdorim praktik në çdo kohë. Ky dyshek tek me ajër (airbed) është perfekt për 1 person, duke ofruar komoditet të mjaftueshëm për gjumë cilësor në shtëpi, gjatë udhëtimeve apo në kamping.
I ndërtuar me teknologjinë Fiber-Tech, ky dyshek garanton qëndrueshmëri dhe mbështetje të mirë për trupin, ndërsa sipërfaqja e butë “downy” krijon ndjesi të këndshme dhe ndihmon në mbajtjen e çarçafëve në vend.
Me përmasa 76x191x25 cm, është i lehtë për t’u fryrë dhe zbrazur, si dhe shumë praktik për transport dhe ruajtje. Zgjedhje ideale për mysafirë apo përdorim të përkohshëm.
Omron M2 është një aparat tensioni automatik për krahun, i njohur për thjeshtësinë dhe saktësinë e tij klinike. Ai përdor teknologjinë Intellisense™, e cila fryhet në nivelin e duhur për të parandaluar shtrëngimin e tepërt dhe shqetësimin gjatë matjes.
- Qetësohuni: Rrini ulur dhe pushoni për të paktën 5 minuta para matjes.
- Pozicioni: Vendoseni manshetën 1-2 cm mbi bërryl, në nivel me zemrën.
- Gjatë matjes: Mos flisni, mos lëvizni dhe mbajini këmbët pa kryqëzuar në dysheme.
Ky nebulizator profesional ofron përdorim dhe pastrim shumë të lehtë, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim profesional. Funksionon plotësisht pa zhurmë dhe ka kontroll të avancuar të shpërndarjes së aerosolit. Ekrani me ndriçim dhe indikatorët e qartë e bëjnë pajisjen shumë të thjeshtë për t’u përdorur
Aparati i tensionit Omron M6 është një nga modelet më të avancuara të Omron për përdorim shtëpiak dhe profesional, i njohur për saktësinë e tij të lartë. Aparati detekton fibrilacionin atrial duke e bere të mundur monitorimin e kësaj diagnoze dhe në kushte shtëpie. 3 matje të njëpasnjëshme kryhen në intervale kohore prej 30 sekondash për të arritur një lexim mesatar të presionit të gjakut duke e bërë reezultatin dhe më të saktë.




































