Politika e Shkembimeve

Politika e Kthimit

Ne në Olimpero jemi të përkushtuar për t’u siguruar që klientët tanë të jenë të kënaqur me blerjet e tyre. Besojmë se çdo blerje duhet të jetë një përvojë pozitive, dhe për këtë arsye kemi vendosur një politikë kthimi që është e thjeshtë dhe e qartë.

  1. Kohëzgjatja për Kthim

Klientët kanë të drejtë të kërkojnë kthimin e produkteve brenda 14 ditëve nga data e marrjes së paketës. Ky afat i jep klientëve kohën e nevojshme për të shqyrtuar produktin dhe për të vendosur nëse i plotëson pritshmëritë e tyre.

  1. Kushtet për Kthim
  • Gjendja e Produktit: Produktet duhet të jenë në gjendje të re, të paketuara dhe pa ndonjë dëmtim. Të gjitha etiketat origjinale duhet të jenë të pranishme.
  • Produkte të Përdorura: Produkte që janë të përdorura, të dëmtuara ose pa paketim të plotë nuk do të pranohen për kthim. Kjo përfshin gjithashtu çdo produkt që ka shenja të përdorimit ose që është ndërruar nga klienti.
  1. Procedura për Kthim
  • Kontakti për Kthim: Për të filluar procesin e kthimit, ju lutemi kontaktoni shërbimin tonë ndaj klientit në adresën e emailit return@olimpero.com ose përmes formularit të kontaktit në faqen tonë, ose përmes nr tonë të kontaktit +355 692033769.

 Ju lutemi përfshini numrin e porosisë dhe arsyen për kthimin.

  • Miratimi për Kthim: Pasi të kontaktoni shërbimin tonë ndaj klientit dhe të kërkoni kthimin e produktit, ne do të shqyrtojmë kërkesën tuaj. Nëse kërkesa miratohet, ne do t’ju dërgojmë një kod kthimi, e cila do t’ju lejojë të dërgoni produktin mbrapsht.
  1. Rimbursimi
  • Inspektimi i Produktit: Pas pranimit dhe inspektimit të produktit të kthyer, ne do të procesojmë rimbursimin tuaj në një periudhë prej 5-7 ditësh. Rimbursimi do të bëhet në të njëjtën formë pagese që keni përdorur për blerjen, duke garantuar kështu një proçes të shpejtë dhe të thjeshtë.
  • Informimi për Rimbursim: Pas përfundimit të procesit të rimbursimit, do të merrni një email konfirmimi për të njoftuar se rimbursimi është realizuar.
  1. Shpenzimet e Kthimit
  • Kosto e Kthimit: Shpenzimet e kthimit do të mbulohen nga klienti, përveç rasteve kur produkti është i dëmtuar, nuk përputhet me porosinë origjinale, ose kur ndodhen gabime nga ana jonë.
  • Përgatitja për Kthim: Ne rekomandojmë që të paketoni produktin me kujdes për të parandaluar dëmtimin gjatë transportit. Nëse është e mundur, përdorni paketimin origjinal.
  1. Përjashtimet nga Politika e Kthimit

Disa produkte nuk do të pranohen për kthim, përfshirë, por jo të kufizuara në:

  • Produkte të personalizuara
  • Pajisje higjienike
  • Artikuj që kanë kaluar afatin e kthimit
Shporta Olimpero
Wishlist
Parë sëfundmi
Kategoritë