Politika e Privatësisë
Olimpero angazhohet për të mbrojtur privatësinë tuaj dhe për të siguruar që informacionet tuaja personale trajtohen me kujdes dhe në përputhje me ligjet përkatëse, përfshirë Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar. Këto politika përshkruajnë se si mbledhim, përdorim, ruajmë dhe ndajmë të dhënat tuaja.
- Mbledhja e të dhënave
- Informacione personale: Kur regjistroheni për të blerë produkte ose shërbime, mbledhim emrin tuaj, adresën e emailit, numrin e telefonit, adresën e dërgimit.
- Përdorimi i të dhënave
Të dhënat tuaja përdoren për:
- Ofrimin e shërbimeve dhe produkteve që keni porositur.
- Komunikimin me ju në lidhje me porositë tuaja dhe për të ofruar mbështetje për klientët.
- Përmirësimin e përvojës suaj të përdoruesit dhe optimizimin e shërbimeve tona.
- Dërgimin e informacioneve të rëndësishme dhe ofertave promocionale, nëse keni dhënë pëlqimin tuaj.
- Siguria e të dhënave
Ne zbatojmë masa të forta sigurie për të mbrojtur informacionet tuaja personale, duke përfshirë:
- Kriptimin e të dhënave gjatë transferimit dhe ruajtjes.
- Kontrolle të rrepta të aksesit për të siguruar që vetëm personeli i autorizuar ka qasje në informacionin tuaj.
- Monitorimin e vazhdueshëm të sistemeve për të parandaluar aksesin e paautorizuar.
- Ndajimi i të dhënave
Ne nuk do të ndajmë informacionin tuaj me palë të treta pa pëlqimin tuaj, përveç në rastet e mëposhtme:
- Shkëmbimi me ofruesit e shërbimeve: Mund të ndajmë informacionin tuaj me partnerët tanë të besueshëm që na ndihmojnë në ofrimin e shërbimeve (p.sh., shërbimet e pagesës, transporti).
- Kërkesa ligjore: Nëse kërkohet nga ligji ose autoritetet, ne do të ndajmë informacionin tuaj për të përmbushur detyrimet ligjore.
- Të drejtat tuaja
Keni të drejta të caktuara në lidhje me informacionin tuaj personal:
- Të drejta për akses: Të kërkoni informacionin që mbajmë mbi ju.
- Të drejta për korrigjim: Të kërkoni që informacioni juaj i pasaktë të korrigjohet.
- Të drejta për fshirje: Të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja, përveç rasteve kur ne kemi obligime ligjore për t’i ruajtur ato.
- Ndryshimet në politikat e Privatësisë
Olimpero rezervon të drejtën të bëjë ndryshime në këto politika. Çdo ndryshim do të publikohet në faqen tonë dhe do t’ju njoftojmë për çdo ndryshim të rëndësishëm. - Kontakti
Për çdo pyetje në lidhje me politikat tona të privatësisë, ju lutemi na kontaktoni në info@olimpero.com ose përmes numrit të telefonit +355-692093228.