Aparat tensioni Omron M3
Omron M3 Comfort është një aparat tensioni plotësisht automatik, i krijuar për t’ju ofruar saktësi maksimale dhe komoditet në kushte shtëpiake. Falë teknologjisë unike të manshetës Intelli Wrap, ky model eliminon pasaktësitë që vijnë nga vendosja e gabuar e manshetës rreth krahut.
Teknologjia Intelli Wrap (360°): Ndryshe nga manshetat e zakonshme, zona e matjes së Omron M3 mbulon 360 gradë rreth krahut. Kjo do të thotë që nuk ka “pikë të vdekur” dhe matja është e saktë në çdo pozicion që ta vendosni. Mundëson ruajtjen e të dhënave për dy persona të ndryshëm (60 matje për secilin), duke e bërë ideal për përdorim familjar.
- Info për transportin

- Metodat e Dërgimit
- Transport Standard: Dërgim në adresën tuaj brenda 1-2 ditë pune.
- Transport Ekspres: Dërgim më i shpejtë që mund të arrijë deri në 1-4 orë, brenda Tiranës
- Tarifat e Transportit
- Transporti Falas: Ne ofrojmë transport falas për porositë që tejkalojnë shumën prej 5000 lekësh.
- Tarifat e Transportit: Për porositë nën këtë shumë, tarifat e transportit do të llogariten automatikisht gjatë procesit të blerjes: 200 lekë për dërgimet brenda Tiranës dhe 300 lekë për dërgimet në rrethet e tjera.
- Kërkesë për telefonatë
10,140 L
Karakteristikat Kryesore:
- Teknologjia Intelli Wrap (360°): Ndryshe nga manshetat e zakonshme, zona e matjes së Omron M3 mbulon 360 gradë rreth krahut. Kjo do të thotë që nuk ka “pikë të vdekur” dhe matja është e saktë në çdo pozicion që ta vendosni.
- Indikatori i rrahjeve të çrregullta (Aritmia): Pajisja ju njofton menjëherë nëse detekton rrahje të parregullta të zemrës gjatë matjes së tensionit.
- Teknologjia Intellisense: Fryrja e manshetës bëhet në mënyrë të kontrolluar, duke u përshtatur me presionin tuaj arterial, pa shkaktuar shtypje të tepërt ose dhimbje të krahut.
- Memorie për 2 Përdorues: Mundëson ruajtjen e të dhënave për dy persona të ndryshëm (60 matje për secilin), duke e bërë ideal për përdorim familjar.
- Udhëzues për vendosjen e manshetës: Një simbol në ekran ju konfirmon nëse mansheta është shtrënguar siç duhet (nuk është shumë e lirë apo shumë e ngushtë).
- Lloji i pajisjes: Aparat tensioni për krahun (Upper Arm).
- Madhësia e manshetës: 22–42 cm (përshtatet me shumicën e krahëve).
- Validim Klinik: I testuar dhe i certifikuar sipas protokolleve strikte të Shoqatës Europiane të Hipertensionit.
- Llogaritja e mesatares: Shfaq mesataren e 3 matjeve të fundit për një pasqyrë më reale të shëndetit tuaj.
- 4k ultra HD
- akne
- bluetooth speaker
- drite led
- drite led per kamera
- drite LED waterproof
- dysheme
- full HD
- kamera
- kamere
- kamere sportive
- kamere waterproof
- kamer me infra te kuqe
- kamer me sensor levizje
- kamer vezhgimi
- karikues wireless
- kend lojrash
- komardare
- komardare per femije
- kove inoksi
- krahe noti
- liqen
- llambe LED
- lojera uji
- mariner 4
- mekanizem veteshtrydhje
- mop mikrofiber
- not
- outdoor
- parket
- peshkim
- pishine
- pishine me fryrje
- pishine me rreshqitese
- pishine me sperkates uji
- pishine per femije
- plazh
- real madrid
- RGB
- sport
- sporte ekstreme
- varke me fryrje
- varke per femije
- video
- XHIRIME NATEN
Related Products…
Omron M7 Intelli IT është një nga aparatet më të avancuara të tensionit për përdorim shtëpiak, i njohur për saktësinë e tij të lartë dhe mundësinë e lidhjes me smartphone.
Për rezultate sa më reale, uleni qetësisht për 5 minuta para matjes, mos pini kafe apo duhan 30 minuta përpara dhe mbajeni krahun në nivelin e zemrës.
Aparati i tensionit Omron M6 është një nga modelet më të avancuara të Omron për përdorim shtëpiak dhe profesional, i njohur për saktësinë e tij të lartë. Aparati detekton fibrilacionin atrial duke e bere të mundur monitorimin e kësaj diagnoze dhe në kushte shtëpie. 3 matje të njëpasnjëshme kryhen në intervale kohore prej 30 sekondash për të arritur një lexim mesatar të presionit të gjakut duke e bërë reezultatin dhe më të saktë.
Omron Hem 907 (Profesional) është një aparat profesional për matjen e tensionit arterial, i projektuar posaçërisht për përdorim në mjedise klinike si spitale dhe zyra mjekësore. Ai ofron matje të saktë dhe të besueshme përmes teknologjisë IntelliSense, duke kombinuar thjeshtësinë e përdorimit me funksione të avancuara mjekësore.
Përdorimi dhe Mirëmbajtja
Omron RS1 është një aparat automatik për matjen e tensionit të gjakut në kyçin e dorës, i cili njihet për lehtësinë e përdorimit, saktësinë klinike dhe dizajnin portativ. Është zgjidhje ideale për ata që kërkojnë të monitorojnë tensionin në çdo moment dhe në çdo vend.
- Saktësi e vërtetuar klinikisht: Ofron matje të besueshme të tensionit dhe pulsit.
- Teknologjia IntelliSense: Siguron që mansheta të mos fryhet më shumë se ç’duhet, duke e bërë matjen të rehatshme.
- Manshetë e parambuluar (Pre-formed): Përshtatet lehtësisht në kyçin e dorës (madhësia 13.5–21.5 cm).
- Udhëzues për vendosjen e manshetës: Ndihmon në pozicionimin e saktë të aparatit për rezultate të qëndrueshme.
- Detektor i rrahjeve të parregullta: Njofton nëse zbulohet ndonjë rrahje e parregullt e zemrës.
- Kujtesa (Memoria): Ruan matjen e fundit.
- Vendoseni aparatin në kyçin e dorës (13.5-21.5 cm).
- Ngrijeni kyçin e dorës në nivelin e zemrës.
- Qëndroni ulur dhe pa lëvizur gjatë matjes.
Omron M2 është një aparat tensioni automatik për krahun, i njohur për thjeshtësinë dhe saktësinë e tij klinike. Ai përdor teknologjinë Intellisense™, e cila fryhet në nivelin e duhur për të parandaluar shtrëngimin e tepërt dhe shqetësimin gjatë matjes.
- Qetësohuni: Rrini ulur dhe pushoni për të paktën 5 minuta para matjes.
- Pozicioni: Vendoseni manshetën 1-2 cm mbi bërryl, në nivel me zemrën.
- Gjatë matjes: Mos flisni, mos lëvizni dhe mbajini këmbët pa kryqëzuar në dysheme.
Omron RS4 është një aparat tensioni për kyçin e dorës (tensiometër kyçi), i vlerësuar për saktësinë, dizajnin kompakt dhe thjeshtësinë në përdorim. Ky model është i certifikuar klinikisht dhe i përshtatshëm për monitorim të rregullt në shtëpi ose gjatë udhëtimeve.
Sensor Pozicionimi LED: Një tregues inteligjent që ju ndihmon të vendosni dorën në lartësinë e duhur (në nivelin e zemrës) për të siguruar matje të saktë.
Këshillë: Për rezultate sa më të sakta, rekomandohet të mos pini kafe, të mos pini duhan dhe të qëndroni në qetësi për të paktën 5 minuta përpara matjes
Aparati i tensionit Omron RS3 është zgjidhja ideale për matje të shpejta dhe të sakta të presionit të gjakut në kyçin e dorës. Me teknologjinë Intellisense, memorie për 60 matje dhe sensor lëvizjeje, ky aparat garanton komoditet dhe besueshmëri në çdo përdorim. I certifikuar klinikisht.
Teknologji e Avancuar për Saktësi Maksimale:
Pajisja përdor teknologjinë unike Intellisense™, e cila eliminon shqetësimin nga fryrja e tepërt e manshetës. Ajo përcakton automatikisht nivelin ideal të presionit, duke ofruar matje më të shpejta dhe më pak të dhimbshme për përdoruesin.
Omron HBP-1320 është një aparat profesional për matjen e tensionit të gjakut në krah, i krijuar posaçërisht për përdorim intensiv në spitale, klinika dhe qendra shëndetësore. Ky pajisje është e njohur për qëndrueshmërinë e saj të lartë dhe saktësinë klinike.
- Operimi: Pajisja ka një ndërfaqe të thjeshtë me 4 butona.
- Kalibrimi: Rekomandohet kalibrimi afërsisht çdo 30,000 matje për të ruajtur saktësinë maksimale.































