Ka disa aktivitete që t’i mbushin mushkëritë me ajër të pastër, të heqin mendimet e kota dhe të japin një ndjesi qetësie që nuk e përjeton askund. Peshkimi është një prej tyre.
Nuk ka rëndësi nëse nuk ke prekur kurrë një shkop mjafton të provosh një herë, dhe shumë njerëz thonë se bëhet “varësie e bukur”.
Ja pse ndoshta është hobby-i që ke pasur gjithmonë nevojë pa e ditur.
- Është pushimi më i lirë që ia vlen 100%
Nuk ke nevojë për spa, masazh apo udhëtime të shtrenjta për t’u çlodhur.
Ndonjëherë mjafton të ulesh buzë ujit dhe trupi vetë e kupton se duhet të qetësohet. Peshkimi është meditimi i njerëzve që nuk dinë të meditojnë.
- Heq mendjen nga çdo gjë në mënyrë magjike
E ke vënë re që kur je pranë ujit, gjithçka bëhet më e thjeshtë?
Valët, era dhe heshtja krijojnë një lloj “reset-i” që s’ta jep asnjë aktivitet tjetër.
Peshkimi të çon në një vend ku nuk ka beteja, vetëm frymëmarrje.
- Jep atë ndjesinë e suksesit që të rrit dopaminën
Edhe nëse kap një peshk të vogël, emocioni është i madh.
Për shumë njerëz, peshkimi është mënyra më e thjeshtë për të ndjerë kënaqësinë e arritjes pa presion, pa stres, pa afate.
- Është aktivitet që funksionon për çdo njeri
Nuk ka rëndësi mosha, forca fizike apo eksperienca.
Peshkimi është universal mund ta bëjnë fëmijë, të rritur, gjyshër dhe fillestarë. Është një mënyrë e bukur për të kaluar kohë me njerëzit që do… ose për t’u shkëputur prej të gjithëve për pak.
- Çdo peshkatar e di këtë sekret: veshja e duhur = eksperiencë e mirë
Në peshkim moti ndryshon brenda minutash.
Dhe ja ku fillon dilema: qëndroj apo shkoj në shtëpi?
Nëse je i përgatitur, nuk ka shi që të pengon. Një kominoshe rezistente ndaj ujit, si ato PVC, është shpëtim.
- Të mban të thatë edhe kur fillon rrebesh.
- Të lejon të lëvizësh lirshëm.
- Çon ekspeditën deri në fund në vend që ta presësh në gjysmë.
Ku mund ta gjesh kominoshen që të duhen?
Nëse po mendon t’i futesh peshkimit seriozisht ose thjesht do të jesh i përgatitur për çdo mot, kominoshen Rezistente ndaj Shiut (PVC) mund ta gjesh tek Olimpero.
